Vllaznia kundër makthit Laçi, sa shumë humbje këto vitet e fundit!

Vllaznia nuk ka pasur mundësi të stërvitet në një terren të hapur. Për shkak të dëborës që ka mbuluar fushat stërvitore tekniku Gjoka të hënën ka zgjedhur palestrën, ndërsa dje ekipi ka punuar në kalçeto. Nga sa bëhet e ditur, kjo seancë e fundit i ka shërbyer Gjokës për të formatuar formacionin e ndeshjes së sotme, pjesë e të cilit pritet të jetë edhe Sukaj, pasi burimet më të fundit nga stafi mjekësor bëjnë të ditur se është riaftësuar.

Formacioni i mundshëm
Vllaznia: Sherri – Gocat, Malota, Berisha, Mersini – Krymi, Orelesi, Vucaj – Lika Çinari – Sukaj

Vitet e fundit, dominim laçian

E pabesueshme, por e vërtetë: makthi i Vllaznisë këto vitet e fundit ka qenë Laçi. Kurbinasit e kane mundur Vllazninë 10 herë në 12 takimet e fundit, shpesh edhe në Shkodër.

– Bilanci total në 46 ndeshjet e derisotme: 18 fitore Laçi, 4 barazime, 24 fitore Vllaznia. Golaverazhi 45-66 në favor të Vllaznisë.

Laçi e ka finale “derbin e veriut”
Kjo është një finale për Laçin. Në kampin kurbinas Vllaznia ka marrë vlerësimin maksimal dhe të gjithë kërkojnë të regjistrojnë fitoren e parë në kampionat për këtë vit. Është shumë e rëndësishme të arrihet, pasi do të vlente shumë si për aspektin psikologjik, por edhe për të çuar në 11 pikë diferencën me shkodranët, që ndodhen poshtë tyre në tabelën e klasifikimit. Dy fitoret në Kupë sigurisht që janë për t’u vlerësuar, por tanimë duhen pikët në kampionat. Humbja e fundit në Kukës i ka zhgënjyer bardhezinjtë, që mund ta merrnin një pikë, çka do bënte që kampionët në fuqi të ishin vetëm dy pikë larg tyre sërish. Gjithsesi kampionati është i gjatë. Sot me Vllazninë objektivi është i qartë: fitorja. Ditën e djeshme kurbinasit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me kuqeblutë dhe më pas janë grumbulluar në një nga hotelet e zonës për të qenë sot 90 minuta para takimit në ambientet e stadiumit. Me Vllazninë Laçit i ka ecur këtë sezon, por edhe më parë. Në dy fazat e para kurbinasit ua kanë marrë pikët e plota shkodranëve, ndërsa sezonin e shkuar triumfuan në tre ndeshje, duke humbur vetëm në takimin e fazës së tretë në Shkodër, ndeshje që u vendos nga një penallti e shënuar prej sulmuesit Elis Bakaj. Vladimir Prenga

Formacioni i mundshëm
Selmani –  Fangaj, Qaqi, Lilaj, Sefgjini –  Lushkja, (Shtubina), Jonuzi, Bardhi – Nika, Uzuni –  Rexhinaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *