Vllaznia kërkon sulmues nga Seria A? Përgjigja e Xhaferit, flitet edhe me heshtjen

“Sporti nga Bajraktari” ka raportuar gjatë ditës së sotme se Vllaznia po përgatit një goditje në merkato për të huazuar një sulmues nga Seria A. Mbi këtë temë është pyetur edhe sponsori i shkodranëve, Alban Xhaferi, që nuk ka preferuar të jap një përgjigje të saktë.

I ftuar në “Sport Time”, shumë më ndryshe paraqitet situata kur sponsori i Vllaznisë pyetet për një shkëmbim mes Da Silva dhe Melos së Partizanit.

“Nuk është absolutisht lajm i vërtetë, pasi nuk ka asnjë negociatë shkëmbimi me Partizanin. Da Silva ka bërë shumë mirë për Vllazninë dhe është një lojtar që gëzon besimin e stafit drejtues e teknik”, u shpreh Xhaferi.

Shpeshherë thuhet se heshtja është pohim nën zë, teksa për sulmuesin e kërkuar nga Seria A, Xhaferi shpaloset më tepër diplomat: “Ne jemi në bisedime me shumë skuadra dhe nuk mund ta konfirmoj dot me një po ose jo. Unë jam person që kërkoj nivele sa më të larta dhe projekti jonë është shumë serioz. Nuk mund t’ju them as po as jo, pasi ne po shohim në të gjitha nivelet dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”, ka thënë Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *