Florian Kamberi vazhdon të marrë vlerësime të mëdha në Skoci. Pavarësisht se nuk luan për 90 minuta të plot ate Rangersi, vazhdon që të bind me lojën e tij, duke vrapuar, dribluar dhe treguar dëshirë për sukses.
Së fundmi një vlerësim vlen nga ish-futbollisti i njohur në Skoci dhe që ka qenë pjesë e Hibernian, skuadra që e huazojë Kamberin drejt Rangersit, Tam McManus. Faktikisht përfundimi i tij është një çështje që po diskutohet shumë edhe mes tifozëve në “Twitter”.
Për herë të parë pas shumë kohësh, te Rangersi po kërkojnë që të ulin Morelos në stol. Ky sulmues mbahej si “makineri golash” dhe kishte fituar zemrën e të gjithëve, duke qenë i padiskutueshëm. Por me ardhjen e Kamberit, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Pikërisht këtë krahasim do të bënte edhe Mcmanus.
“Kamberi u duk si një fëmijë i vogël kur nënshkroi me Rangers, por ju e dini se çfarë ka bërë ai sa herë që e ka pasur një shans. Duket i uritur. Do të ishte e paimagjinueshme disa muaj më parë te çdo tifoz i Rangersit se Kamberi do të ishte më mirë se Morelos. Por tani?”, është pyetja që shtron Mcmanus. /Sport Ekspres/