Vlerat e Myrto Uzuni njeh gjithmonë vetëm rritje në Spanjë. Lojtari shqiptar ka arritur që të shënojë 20 gola në La Liga 2. Para ndeshjes me Poloninë, Uzuni ka mësuar një tjetër lajm që e motivon jo pak.
Tani, sulmuesi i Kombëtares është lojtari më i shtrenjtë në La Liga 2 në bazë të përditësimeve të fundit të Transfermarkt. Uzuni kushton 8 milionë euro dhe mban vendin e parë së bashku me lojtarin De Frutos, që ka të njëjtën vlerë. /Sport Ekspres/