Sa herë vjen momenti i Champions League, është edhe koha që Eva Murati të marrë jehonën e saj në mediat ndërkombëtare. Këtë herë është kthyer në fjalën e parë në mediat e Greqisë, që janë të mahnitur nga bukuria e prezantueses shqiptare së “Tring”.
Komente të ndryshme dhe krejtësisht origjinale kanë ardhur për të. Media “Parapolitika.gr” e hap artikullin me këto fjalë: “Prezantuesja që vlen sa një gol të Mesit”. “Reporter” kalon edhe më tej duke thënë: “Eva Murati është arsyeja pse shqiptarët e ndjekin Champions League” si “të çmendur”. Këto janë vetëm pak nga komentet e ardhura nga mediat greke në orët e fundit. /Sport Ekspres/