Situata e Flamurtarit është vërtet e rënduar, ndërsa sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobta në kampionat, atje ku nuk numërojnë ende fitoren e parë pas 21 javësh, sikur të mos mjaftonte edhe eliminimi nga Kupa, ka edhe shumë borxhe.
Administratori i klubit, Sinan Idrizi, ka shfaqur në skenë sërish emrin e Shpëtim Gjikës. Sipas tij ka ende shumë borxhe të prapambetura te ekipi të cilat duhet të mbyllen menjëherë për ta sjellë sadopak gjendjen në vijë. Por cili është reagimi i Gjikës? Nëpërmjet një foto në “Facebook”, ka postuar një fanellë të dhuruar nga dy legjenda si Ruci dhe Lushaj, që vlejnë më tepër sesa të gjitha replikat. /Sport Ekspres/
Kjo fanellë, me një histori dhe peshë gati 100 – vjeçare, dhuruar sot me shumë mirënjohje dhe respekt nga dy legjenda të Flamurtarit, Mjeshtri Vasil Ruci (e sigluar me firmën e tij), dhe Përparim Lushaj (me nr.4 që ka mbajtur vetë), vlen sa një mijë përgjigje apo replika