Vjen prezantimi, Zuka është i Flamurtarit

Një ndër përforcimet e merkatos së janarit te Flamurtari është Fisnik Zuka, që vjen nga skuadra e Shkupit. 22-vjeçari ishte një titullar fiks tek skuadra e Superligës maqedonase prej 3 sezonesh dhe  ka qenë trajneri Shpëtim Duro ai që e ka kërkuar, duke qenë një njohës i mirë i kampionatit të vendit fqinj.

Zuka luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe në mesfushë, ndërkohë që është vetëm 22 vjeç dhe kështu bëhet një alternativë e çmuar jo vetëm për sezonin aktual, por edhe një investim për të ardhmen tek vlonjatët. Më parë te Flamurtari janë konfirmuar Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem dhe Argjent Gafuri, të gjithë lojtarë me tipare ofensive, pasi ishte e qartë se kuqezinjtë kishin nevojë për më shumë fantazi e forcë goditëse.

Sot ka ardhur edhe prezantimi i Zukës, i cili bëhet pjesë e kuqezinjve edhe “de jure”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *