Egnatia ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas Zekerija Ramadanit. Ky i fundit mbylli bashkëpunimin me ekipin pasi arriti t’i siguronte në elitën e futbollit shqiptar pasi mundi Korabin. Ndërkohë Egnatia do t’ia besojë stolin Edlir Tetovës.
Ky i fundit ishte pjesë e Ulpianës në Superligën e Kosovës. Por fatkeqësisht nuk arriti të siguronte mbijetesën atje duke u renditur në vendin e parafundit, për të rënë në Kategorinë e Parë. Më herët Tetova ka qenë pjesë e stafit të Orges Shehit te Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana. /Sport Ekspres/