Vjen interesimi i parë nga Seria A për Etrit Berishën, do të zërë vendin e portierit që nderoi Mancini me kujtimet e së shkuarës

Etrit Berisha është cilësuar gjithmonë si një portier luksi për Serinë B. Gardiani shqiptar ka qenë vendimtar për SPAL në sezonin që lamë pas, duke treguar qartazi se vlerat e tij janë për të konkurruar në elitën e futbollit italian.

Megjithatë pasi i ka ndarë rrugët qartazi me SPAL, Berisha hasi jo pak vështirësi për gjetjen e një klubi të ri në Seria A. Këtu flitet edhe për interesime të munguara karshi portieri shqiptar. Së fundmi është “Sky Sport” që raporton se pas largimit të Sirigut nga Torino që pritet të ndodh sipas të gjitha gjasave, kjo skuadër po mendon që të marrë Etrit Berishën për të konkurruar me serbin Vanja Milinkovic-Savic.

Nga ana tjetër Sirigu është thuajse i larguar, ndërsa vëmendjen e madhe e mori në përballjen kundër Uellsit. Trajneri Mancini e aktivizoi në minutën e fundit të takimit pasi iu soll ndërmend pengu më i madh si lojtar teksa në Botërorin e 1990 u grumbullua me Italinë dhe nuk luajti për asnjë minutë të vetme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *