Arsenali nuk ia doli në Emirates në javën 22-të të Premier League. Topçinjtë barazuan 1-1 kundër Brentford dhe u rihap gara për titull.
Brentford shënoi nga pozicioni jashtë loje. Christian Norgaard u gjend në një pozicion jashtë loje kur krosoi për Ivan Toney i cili shënoi golin e barazimit.
Dhoma e VAR shqyrtoi pamjet. Në fund u vendos që goli të ishte i rregullt, por u bë një vjedhje pasi Norgaard ishte jashtë loje.
Gabimi skandaloz është bërë nga arbitri në sallën e VAR-it, Lee Mason. Ai ‘harroi’ të vizatonte linjat jashtë loje dhe kështu humbi mundësinë për të parë se lojtari i Brentford ishte në pozicion jashtë loje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/