Nga Klaudio Ndreca
Futbolli shqiptar pret ende një përgjigje nga ana e Qeverisë sa i përket kthimit të tij, për ta nisur fillimisht me periudhën kohore 14 ditore të stërvitjes. Ndërkohë që në çdo ditë që kalon rriten gjithmonë e më tepër shanset që kampionatet të mbyllen me vendim nga ana e shtetit.
Kjo do të sillte shumë pakënaqësi nga skuadrat dhe do të ishte padrejtë për mënyrën e vendosjes së fatit të sezonit. Mes tyre është edhe Dinamo që nuk gjendet në pozita komode në Kategorinë e Parë, megjithatë te skuadra kryeqytetase janë të bindur për objektivat e tyre.
Në këtë sezon do të luftohet për mbijetesën, ndërsa në sezonin e ardhshëm për të kaluar në Superiore. Nëpërmjet një reagimi të fundit i kërkohet tifozëve që të qetësohen, ndërsa nëse ky objektiv do të realizohej, padyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Superioren, pasi Dinamo mbetet në historinë e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/