Pepe Reina ka dhënë intervistë për revistën “FourFourTëo“, ku tregon për jetën dhe karrierën e tij. Vend në rrëfimin e tij ka pasur edhe Lacio dhe Tomas Strakosha. Spanjolli pranon se në kryeqytetin italian erdhi si një portier rezervë që kishte si detyrë të ndihmonte Strakoshën të rritej, por më pas Inzagi e rriti në hierarki për shkak të situatës që u krijua te bardhekaltrit.
“Sekreti i jetëgjatësisë sime qëndron në dashurinë e vërtetë për atë që bëj. Erdha vitin e kaluar si një portier rezervë, duke u përpjekur t’u jap një dorë djemve dhe të ndihmoj Thomas Strakoshën të rritet. Më pas, papritur, për shkak të Covid-19 dhe humbjes së tij për pesë ndeshje, “u ngjita” në hierarki. Në atë moment trajneri, Simone Inzagi, vendosi të ndërrojë role dhe unë mbeta titullar për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Pepe Reina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/