Viniciusi shuan shpresat e Murinjos, Reali i Madridit eleminon Benfikën

Real Madridi është në 1/16-t e Ligës së Kampionëve. “Los blancos” kanë mposhtur sot Benfikën me shifrat 2-1, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e mëtejshme. Portugezët arritën të shënonin të parët me anë të Rafa Silvës në minutën e 14 të takimit. Por vetëm 2 minuta më vonë, Aurelien Çuameni riktheu baraspeshën.

Ndërkohë, ishte Viniciusi ai që shuajti pëefundimisht shpresat e Murinjos. Braziliani tundi rrjetën në minutën e 81-të dhe i dha fitoren Realit. Madrilenët prenë kështu biletën për në 16 më të mirat e Europës pas rezultatit 3-1 në të dyja ndeshjet “play off”./Sport Ekspres/