Xherdan Shaqiri po shkakton sërish polemika në Zvicër. Këtë herë jo me nivelin e lojës së treguar në fushën e blertë dhe as për flokët e tatuazhet, por me shtëpinë e re. Projekti i vilës së re ka shkaktuar shumë diskutime të mëdha. Banorët e Rheifeldenit nuk kanë dhënë ende miratimin e tyre dhe e kundërshtojnë projektin në fjalë.
Kjo pasi sipas tyre shtëpia prish gjithë peisazhin e zonës dhe nuk i përshatet. Hapësira që Shaqiri do të marrë për ndërtimin e kësaj shtëpie është rreth 270 metra katrorë, por fillimisht duhet të marrë miratimin e banorëve të lagjes. /Sport Ekspres/