Vila dërrmon Kamzën, kartonë të kuq e gola në Laç!

Java e 20-të në Superiore nis sot, me 3 ndeshje, nga të cilat dy po luhen prej orës14.00.

Sytë janë në Kamzë, ku po luhet një super ndeshje, sepse Kamza synon të mbetet ekipi i vetëm pa humbje ndaj Skënderbeut. Korçarët janë në siklet të paparë, sepse mund të përjashtohen për 10 vite nga Europa. A ndikon moralisht? Natyrisht që po! Daja është pa Jashanicën e Vangjelin, Kamza pa Fukuin.

Ndërkaq, në Laç po luhet një ndeshje shumë interesante, sepse Laçi e Luftëtari ndeshen për të tretën herë në pak javë. Laçi ka fituar dy herë në kupë ndaj Luftëtarit, kush fiton sot ka ambicie shumë serioze për në Europë…

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

KAMZA – SKËNDERBEU      1-2

Shënues: Fili 12′ / Vila 55′, 69′

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Arrabal, Mehmeti (Raçiç 72′), Fili (Rezi 69′), Imeri (Ymeraj 64′), Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

SKËNDERBEU: Shehi, Dita, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Vila, Gavazaj (Osmani 68′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Karton i verdhë: Dita 56′

Gjyqtarë: Laver Alla, Deivis Koreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini

GOLAT

12′ Aksion i pabesueshëm i Kamzës, pasime me një takim nga mesfusha e vet deri në sulm, ku Realdo Fili nga jashtë zone lëshon një trajektore në stilin Aleksandër Del Piero dhe 1-0!!!

55′ Barazon Skënderbeu! Vila merr një pasim në zonë dhe gjuan afër pikës së penalltisë, duke e çuar topin në rjetë!

69′ Goditje nga këndi, Vila i vetëm në zonë dhe me kokë nuk fal!

 

LAÇI – LUFTËTARI      2-2

Shënues: Shtubina 52′, Nika 65′ / Shkurtaj 2′, Rroca 48′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46′), Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina (Xhixha 70′). Trajner: Gentian Mezani

LUFTËTARI: Ruçi, Toledo (Demo 70′), Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani (Rapo 60′), Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Sefgjini 78′ / Toledo 22′, Jakovljeviç 44′, Aleksi 52′

Kartonë të kuq: Fangaj 14′ / Aleksi 65′, Rroca 79′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Denis Agaraj, Fation Xhemalaj

GOLAT

2? Shkurtaj futet në zonë, del i vetëm me portierin dhe nuk fal! Snajper sulmuesi, i cili edhe në Durrës shënoi që në start!

48? Sërish gol Luftëtari! Rroca godet mjaft bukur nga distanca, pas pasimit nga Abazaj. 0-2!

52? Gol Laçi. Shtubina me kokë barazon mes polemikave, sepse para golit Behar Ramadani mbeti i shtrirë për një goditje që mori nga Nika.

65′ Gafë e portierit Ruçi, të cilit i ikën topi nga duart dhe Shtubina nuk fal, me portën bosh. Proteston sërish Albano Aleksi, karton i kuq për Luftëtarin!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *