Videot e shkuara duhet të hidhen në kosh, në grupin e Shqipërisë ka shqetësime: Nuk njohim Poloninë

Marko Rosi, trajneri i Hungarisë ka shprehur shqetësimin e ndierë sa i përket ndryshimeve të ndodhura te kundërshtari i kualifikueseve të Botërorit. Bëhet fjalë për afrimin e trajnerit Paolo Sousa te Polonia, duke i dhënë një fytyrë të re kësaj Kombëtare, që nuk mund të jetë aspak e qartë për asnjë prej kundërshtarëve.

Pikërisht në grupin ku ndodhet edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Ndërkohë trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, i ka dhënë zë të lartë shqetësimit për faktin se tanimë nuk i hyjnë më në punë asnjë prej videove të ndeshjeve të shkuara të Polonisë, pasi është ndërruar tërësisht filozofia dhe skema e lojës.

“Ne nuk i dimë taktikat e sakta të Polonisë tani, por e dimë që ata do të luajnë futboll dhe pas pesë minutash nga ndeshja mund të vendosim zgjuarsinë në lojë. Polonia është një kundërshtar i fortë. Ndonjëherë mund të dini gjithçka për një rival të tillë, por në fund shpesh është e vështirë ta mposhtni, ndonjëherë edhe e pamundur.

Do të doja të them se ardhja e Paolo Sousa nuk është një lajm i mirë për ne. Unë e njoh atë mirë, ekipi që unë drejtoja dikur ka luajtur kundër ekipit të tij. Ky është një trajner shumë i mirë me një karrierë të bukur futbolli. Mendoj se Paulo është një zgjedhje shumë e mirë për Poloninë”, tha Rosi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *