VIDEO/ Zjarr në stadiumin e Empolit! Zjarrfikësja evakuon lojtarët, shtyhet ndeshja e Serisë A

Ndeshja Empoli-Leçe ka nisur një orë më vonë se sa ishte planifikuar. Shkak është bërë një incident i ndodhur në stadium. Lojtarët fillimisht kanë ndjerë një erë djegieje në dhomat e zhveshjes një orë përpara nisjes së takimit. U zbulua se kishte ndodhur një qark i shkurtër në sistemin elektrik, çka solli më pas një zjarr të vogël, i cili u përhap me shpejtësi.

Në stadium mbërriti shpejt zjarrfikësja, e cila evakuoi me sukses lojtarët. Situata u vu e gjitha nën kontroll dhe ndeshja u vendos të niste 60 minuta më vonë nga sa ishte planifikuar. Skuadrat hynë në fushë në orën 19:30, kur edhe nisën përballjen mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *