Leçe ka marrë 3 pikët kundër Kaljarit. Verdhekuqtë kanë fituar mbrëmjen e sotme me shifrat 0-2. Protagonist në këtë takim ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 76.
Kur të gjithë prisnin një harkim në zonë, Ramadani zgjodhi të bënte më të vështirën, të godiste. Gjuajtja e tij u shndërrua më pas gol dhe vulosi fitoren e Leçes në shifrat 0-2. Një tjetër paraqitje pozitive e maratonomakut shqiptar, i cili këtë sezon është kthyer sërish në nivele të larta./Sport Ekspres/