Arsenali po konfirmon formën e mirë edhe pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të Kupës së Botës. Granit Xhaka iu kthye aksionit mbrëmjen e djeshme, kur nuk mundi ta shmangte dot temperamentin e tij të nxehtë. Mesfushori shqiptar u bë pjesë e një skene të pazakontë gjatë lojës kundër Uest Hemit, së bashku me Odegardin.
Gjyqtari kishte akorduar goditje dënimi për Arsenalin, por Souçeku kishte zënë topin poshtë tij. Granit Xhaka shkon menjëherë për të marrë sferën, duke krijuar një situatë aspak të bukur për lojtarin çek. Xhaka i ul kokën poshtë dhe tenton të kapë topin, ndërsa në ndihmë i vjen edhe Odegardi, që kap kundërshtarin nga këmbët.
Paketa kërkon të luajë me nervat e kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës dhe i largon topin në momentin e ekzekutimit të goditjes së dënimit. Por nuk mungon kundërpërgjigja e Xhakës, që godet topin në trupin e lojtarit kundërshtar. Të gjitha këto veprime janë parë nga arbitri kryesor i takimit, i cili ka vendosur të qendrojë pasiv dhe të mos tërheqë vëmendjen e futbollistëve të përfshirë në këtë situatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xhaka and Odegaard had me in tears here?? pic.twitter.com/ttGUvwkkx5
— J?a?k?e? ? (@AFCJake2) December 27, 2022