Ndeshja mes Hofenbajmit dhe Volfsburgut është mbyllur me një shije të keqe. Hofenhajmi triumfoi me shifrat 2-1, ndërsa miqtë u përpoqën të dilnin me një pikë në momentet e fundit të takimit. Sekondate fundit kishin nisur të numëroheshin dhe Volfsburgu kishte dalë i gjithi përpara, përfshirë këtu edhe portierin. Megjithatë vendasit arrijnë ta rrëmbejnë topin dhe nisen menjëherë drejt portës së zbrazët.
Por vrapimi i gjatë shkon dëm, teksa në çastin kur ishte gati të vinte goli i 3-të një ndërhyrje horror vjen nga Otavio. Gërshëra e tij e ashpër mohon golin e sigurt, por i kushton futbollistit të Volfsburgut kartonin e kuq. Një veprim tërësishti panevojshëm ky i Otavios, duke situr që ekipi i tij ishte në disavantazh dhe një gol më tepër nuk sillte asnjë ndryshim në pikët e marra. Madje një ndërhyrje e tillë mund të dëmtonte fizikisht kundërshtarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Otavio with one of the dirtiest tackles you’ll ever see from a last defender. pic.twitter.com/YlG2v5b4GG
— mikey (@mikeyfowler18) March 6, 2021