Vllaznia ka reaguar shpejt pas turpërimit javën e shkuar nga Egnatia, me të cilën humbi thellë 3-0. Shkodranët kanë bërë detyrën mbrëmjen e somte, ku në “Loro Boriçi” kanë mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0.
Një gol i shënuar nga Hoxhaj pa nisur ende mirë ndeshja i dha krutanëve humbjen e dytë për këtë sezon. Vllaznia shënon që në sekondat e para dhe kaq i mjafton për të siguruar tre pikët. Shkodranët patën rastet e tyre edhe përgjatë takimit, por pa arritur të shënojnë më tepër në portën e Kastriotit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/