VIDEO/ Vllaznia nuk përsërit dot Laçin në Rumani, eliminohet dhe shpërfytyrohet në 45 minuta

Craiova-Vllaznia 3-0 Mateui 57′, Raul Silva 62′, Gaman 80′

Vllaznia nuk ka arritur dot që të përsëris suksesin e Laçit të Duros ndaj Craiovas. Shkodranët janë mundur me shifrat 3-0 ndaj ekipit rumun pas barazimit 1-1 në Loro Boriçi.

Ekipi i Josës i kishte të qarta idetë mbrojtëse në 45 minutat e para, duke e mbyllur në 0-0 dhe pa e rrezikuar kurrë portën e kundërshtarit.

Mbrojtja shkodrane po funksiononte deri né të 57, teksa Mateu lëshoi predhën nga distanca, e vetmja mënyrë sesi mund të zhbllokohej ndeshja. Një histori e mbyllur për Vllazninë në atë moment që numëroi edhe dy gola të tjerë të pësuar. /Sport Ekspres/

 

Mirel Josa ka zgjedhur që t’i besojë lojtarëve që shkëlqyen në pjesën e dytë kundër Craiovas në Loro Borici. Pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar i shkodranëve sa i përket përballjes që do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme.

Kaina do të jetë në majën e sulmit, teksa do të mbështetet nga Hoxhaj dhe Coba. Ndërkohë në mesfushë ndodhet Herald Marku, që qëndrën ia lë Jonuzit dhe nuk mund të diskutohej kurrsesi vendi i Boshnjakut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *