Teuta-Vllaznia 1-1 Sherif Kallaku 30’/ Mala 14′
Vllaznia ia ka hedhur paq me Teutën në transfertë në barazimin 1-1. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me Malën në të 14. Barazimi nuk do të vononte shumë, me Kallakun që nuk gaboi pas aksionit model të Teutës në të 30.
Durrsakët provuan me të gjitha mënyrat për të shënuar dhe shpërdoruan jo pak raste. Në fundin e pjesës së parë Lorenzo Vila la prapa Gurishtën dhe u gjend para Zogovic, por u ndal nga traversa. Në minutën e 67, Hamiti akordoi një penallti për Teutën. Gurishta besoi më shumë se duhej te vetja pas një shtytje të lehtë të dhënë nga kundërshtari.
Lojtari shkodran humbi ekuilibrin dhe e kapi menjëherë topin me dorë, pa dëgjuar asnjë vërshëllimë nga gjyqtari për faull. Hamiti e akordoi rastin si penallti, por pas rishikimit me VAR, 11-metërshi do të anulohej. Në fund, Vllaznia humb terren për titullin kampion dhe nuk përdor mundësinë e artë të derbit mes Tiranës dhe Partizanit për t’iu afruar më tepër këtyre rivalëve. /Sport Ekspres/
TEUTA: Qirko, A. Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Beqja, Karabeci, Gjinollari, L. Vila, Kallaku, E. Vila.
VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, H. Marku, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.