VIDEO/ Vllaznia fal fitoren me rastet e humbura ndaj Kukësit, Egnatia trondit Teutën në transfertë

Vllaznia-Kukësi ka rezultuar një super ndeshje, ku nuk ka pasur fitues mes dy ekipeve, ndërsa në fund fitoi futbolli. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dy ekipet dhe me spektakël në fushën e lojës. Shkodranët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9  me anë të Latifit. Dy raste të pastra dhe të pabesueshme janë humbur nga Gjurgjevic, për t’u ndjekur nga të tjera gabime që kanë bërë shkodranët në momentin e konkretizimit.

Nga ana tjetër Puntus i ndëshkoi me mundësinë e parë që iu dha, duke lënë mbrapa Adilin, për të gjetur rrjetën. Kështu Vllaznia del nga fusha me rezultatin që nuk e dëshironte, ndryshe nga Kukësi. Nga krahu tjetër Egnatia ka befasuar Teutën në transfertë. Dy gola kanë ardhur nga Artur Magani, ndërsa shkurtimi i diferencave që bëri Gjeorgjiev i shërbeu vetëm statistikave. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Kukësi 1-1 Latifi 9’/ Puntus 71′

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Latifi, Gjorgjeviç

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Marku,Lulaj, Bytyçi, Basa, Gj. Taipi. De Lukas, Sh. Taipi, Feizhao, Puntus.

Teuta-Egnatia 1-2 Gjoergjiev 78’/Magani 45′, 75′

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, Akuah, Daja, L.Vila, Kallaku, E.Vila, Gruda.

Egnatia: Puja, Shtubina, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Iseni, Silva, Imeri, Çyrbja, Magani, Jackson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *