Baumgartneri ka shënuar një nga golat më të veçantë të karrierës së tij. Megjithëse rrjetën e tundi në një takim miqësor, goli merr një vlerë tjetër për shkak të kohës që iu nevojit për të shënuar. Arbitri i fryu bilbilit për të sinjalizuar nisjen e lojës. Baumgarteni përparoi me topin dhe dribloi tre lojtarë të Sllovakisë.
Në momentin që iu afrua zonës së rreptësisë goditi me të djathtën e tij dhe e ndali topin në rrjetë. E gjithë situata ndodhi në vetëm… 6 sekonda. Kaq ishte koha e nevojshme për lojtarin e Austrisë që të shënonte në këtë takim. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Austrisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Wow!! 6 seconds! Fastest goal ever scored in international football! Baumgartner for Austria against Slovakia!
??? pic.twitter.com/N7YB10sy82— Ralph The Liberal ???? (@RalphTheLiberal) March 23, 2024