VIDEO/ Vetëm 15 vjeç dhe i gjithë “San Siro” thërret emrin e tij, futbollisti i Milanit është lojtari më i ri që debuton në Serie A

Minuta e 83-të e takimit Milan-Fiorentina shënon një moment që Françesko Kamarda do ta mbajë të ngulitur në kujtesën e tij. Lojtari Italian debuton për herë të parë me ekipin e parë të Milanit. Ai është vetëm 15 vjeç e 8 muaj e 15 ditë, duke hyrë kështu në histori si lojtari me moshën më të re që debuton në Serie A.

Sigurisht që nuk mund të mungonte buzëqeshja në fytyrën e tij. Lumturia është e pashmangshme, sidomos kur dëgjon të gjithë stadiumin “San Siro” që thërret në kor emrin e tij. Emocione që do i mbajë me vete për të gjithë jetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *