VIDEO/ Veprimi i pakuptimtë! Ronaldo e kalon si pa problemin më të vogël, portieri në Arabinë Saudite bëhet qesharak

Al Nassr-i ka mposhtur Al Batinin me rezultatin 3-1, duke përmbusur ndeshjen në minutat shtesë. Ronaldo nuk arriti të jetë protagonist në këtë përballje, megjithëse i shkoi pranë golit në pjesën e parë të takimit.

Në minutën e 34-t Ronaldo i shkëputet bukur mbrojtjes kundërshtare dhe del një për një me portierin, të cilin e kalon pa problemin më të vogël. Gardiani i Al Batinit bëhet qesharak me veprimin e tij, i cili duket i pakuptimtë. Martin Campana del në kufijtë e zonës dhe kërcen menjëherë në ajër, pavarësisht se Ronaldo nuk kishte lënë aspak të nënkuptohej për një kalim të topit sipër kokës së tij.

Portugezi përfiton nga veprimi i portierit dhe e shmang lehtësisht për të dërguar më pas topin drejt portës. Por pranë vijës fatale shfaqet njëri prej lojtarëve kundërshtarë, i cili largon topin dhe i mohon golin Cristiano Ronaldos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online