Vedat Muriqi ka realizuar golin e dytë në La Liga. Sulmuesi i Kosovës ka tundur rrjetën në përballjen mes Gironas dhe Mallorca. Goli i parë i takimit u shënua nga Muriqi me penallti, megjithatë vendasit përmbysën gjithçka.
Në fund vendasit arritën që të fitonin me shifrat 5-3. Pas këtij rezultati, Girona mban kryesimin e La Liga duke qenë befasia e bukur e këtyre javëve të para në elitën e futbollit spanjoll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/