Tirana e nis fazën e katërt të “Abissnet Superiores“ me fitore. Bardheblutë kanë shfrytëzuar nga hapi fals i Partizanit për t’u shkëputur me dy pikë në krye të tabelës së klasifikimit pas fitores 2-1 kundër Kukësit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Ardit Hila ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e kryeqytetasve, ndërsa e dyta nisi me një tjetër marsh nga Kukësi.
Rashiti shfrytëzon një krosim në zonë dhe me kokë e shtyn topin në rrjetë në minutën e 50. Verilindorët barazojnë shpejt rezultatin dhe besojnë në një përmbysje të sfidës. Por kur pritej të luheshin minutat e fundit të ndeshjes, Tirana fiton një 11 metërsh. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, Laver Alla vendos për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë godet Florent Hasani, i cili tregohet i saktë dhe i jep fitoren në shifrat 2-1 Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca; Momoh, Sh. Taipi; Hasaj, Gj. Taipi, Owusu; Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi