Napoli mundi Atalantën me rezultatin 2-0 dhe vazhdoi t’i afrohej Scudettos, ndërsa njërin nga dy golat e shënoi një gjeorgjian që konsiderohet “Diego Maradona i ri” në Napoli.
Djali bën vërtet mrekulli, por goli i tij ndaj Atalantës është diçka e pabesueshme. Edhe golashënuesi i madh Van Basten, i cili shpresonte për gola të ndryshëm në fanellën e Serisë A të Milanit, u kënaq.
Për shkak të golit, “Kvaradona” u bë viral në rrjetet sociale dhe Guti, por edhe të tjerë, e lavdëruan atë.
“Nëse e shikoni lëvizjen mbrapsht, do të shihni se është tetë kundër një. Mendoni vetë, ai nuk mund të shënojë një gol të tillë, nuk është e vërtetë”, tha Van Basten për Ad.nl. /Sport Ekspres/
Kvicha Kvaratskhelia. That’s it. That’s the tweet. pic.twitter.com/AqhM7DVlLI
— EuroFoot (@eurofootcom) March 12, 2023