Myrto Uzuni ka regjistruar sot asistin e tij të parë në La Liga për këtë sezon. Emocioni është i dyfishtë kur asisti i parë realizohet kundër një klubi si Barcelona. Në minutën e 60 Uzuni dha një pasim të përsosur për Pelistrin. Ky i fundit e kishte portën të gjithën në dispozicion dhe nuk mund të gabonte për të përmbysur përkohësisht shifrat në 1-2.
Megjithatë, Barça reagoi shumë shpejt, teksa tre minuta më vonë Levandovski ktheu sërish baraspeshën. Granada befasoi katalanasit në po të njëjtin hark kohor. Mikeli shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, duke ia vështirësuar së tepërmi mbrëmjen Barcelonës. Ishte Jamali ai i cili nxorri katalanasit me pikë nga “Kamp Nou”. Djaloshi i talentuar i Barcelonës shënoi në minutën e 80, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 3-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| GOAL: PELLISTRI GIVES GRANADA THE LEAD!!
Barca 1-2 Granada
— CentreGoals. (@centregoals) February 11, 2024