VIDEO/ Uzuni i lë stafetën Jasir Asanit, ish-lojtari i Partizanit gjen golin në Hungari dhe mban gjallë garën për titull kampion

Myrto Uzuni la gjurmë të thella në kampionatin hungarez, ku shkëlqeu me fanellën e Ferencvaroshit. Pas largimit për në Spanjë, beratasi duket se ka dorëzuar stafetën te një tjetër shqiptar, Jasir Asani. Ish-futbollisti i Partizanit ka gjetur golin e tij të 6 në elitën e Hungarisë.

Në minutën e 75 të takimit, Asani ka dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar dhe ka fiksuar shifrat në 3-3. Futbollisti shqiptar i jep Kisvardës një barazim të rëndësishëm kundër Paksit, duke mbajtur gjallë garën për titull kampion. Kisvarda momentalisht mban vendin e tretë në tabelën e renditjes, me 2 pikë më pak nga Ferencvaroshi kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *