Chelsea vazhdon që të humbas dhe të ketë rezultate negative në Premier League, por për lojtarët nuk ka asnjë problem. Futbollistët e ditëve të sotme janë shumë më ndryshe nga e kaluara, kanë më pak përjetim për gjendjen ku ndodhet skuadra.
Veçanërisht te Chelsea është vënë re një gjë e tillë, me humorin e lojtarëve që qëndron gjithmonë në nivelet e larta edhe kur gjendja e skuadrës, është në ditët më të zeza. Një skandal dhe gjyq publik është bërë edhe për yllin aktual të Chelsea, njeriun e momentit, Coe Palmer. Ky i fundit është parë në një klub nate menjëherë pas humbjes turpëruese të Chelsea kundër Ëolves, në shifrat 2-4.
Palmer po dëfrehej me këngën e “D-Block Europe dhe Noizy”, e titulluar “Eagle”. Kjo këngë është e dedikuar për shqiptarët dhe në videon e Coe Palmer dëgjohet pjesa: ‘Unë mendoj se jam shqiptar, jam shqiponjë”. Një këngë e cila është bërë për tregun jashtë Shqipërisë dhe qëllimi është arritur. /Sport Ekspres/
Ky eshte Coe Palmer, ylli i Chelsea qe eshte defryer ne klubet e nates pas humbjes 2-4 ndaj Wolves
Per tifozet e Chelsea eshte skandal, por Palmer po shijonte kengen kushtuar shqiptareve nga D Block Europe dhe Noizy: “Une mendoj se jam shqiptar, jam shqiponje”?
Provokacija ? pic.twitter.com/HB8vhPcNEg
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) February 5, 2024