Ibrahimoviç fitoi luftën ndaj Covid-19, duke u shëruar plotësisht nga virusi pandemik. Megjithatë sulmuesi i Milanit ka këshilluar njerëzit që të mos të ndjekin shembullin e tij, por të respektojnë masat e nevojshme, siç janë disntancmi social dhe maskat në ambientet e mbyllura.
“Virusi më sfidoi, por unë fitova. Por ju nuk jeni Zllatani, kështu që mos tentoni ta sfidoni. Vini trurin në punë, respektoni rregullat, distancimin dhe maskat. Gjithmonë!”- u shpreh Zllatan Ibrahimoviç.
Koronavirusi është duke u përhapur me ritme mjaft të shpejta, teksa mjaft lojtarë të rëndësishëm janë infektuar e duke vuajtur izolimin, ku përmendim emrat e Kristiano Ronaldos dhe Xhixhio Donarumës. Si pasojë e valës së dytë të Covid-19, vendimi për të rikthyer tifozët në stadiume është shtyrë për një kohë më të vonshme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/