Antonio Konte mungoi në pankinën e Interit në dy ndeshjet e fundit, si shkak i dënimit të marrë për protestat ndaj gjyqtarit. Por një person ku pasioni gjendet me doza të larta, nuk mund të qendrojë pa dhënë udhëzimet e tij për stafin. Gjatë përballjes kundër Fiorentinës, në tribunë bashkë me të gjendej edhe i vëllai, ndërsa dyshja ka bërë xhiron e rrjetit. Konte rrëmben telefonin e vëllait dhe ulërimat e tij “prekin“ qiellin.
Një moment të tillë e ka shpërndarë edhe vetë trajneri italian më pas në llogarinë zyrtare në “Instagram“, ku shkruan: “Për fat të mirë javën tjetër do të jem në pankinë“. Por një situatë e tillë duket si një “deja vu“ për Xhon Terrin. Ish-kapiteni i Çelsit e ka përjetuar nga afër grintën e Kontes, në kohën kur ky i fundit ka drejtuar blutë e Londrës. “E kam parë më parë“, është komenti që anglezi ka lënë në postimin e ish-trajnerit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram