Odise Roshi ishte një nga veteranët e Kombëtares, që si rrallë herë në karrierën e tij u la jashtë listës së kuqezinjve. Silvinjo parapëlqeu të mos e grumbullonte për përballjen e rëndësishme kundër Polonisë, çka ishte edhe një nga surprizat e listës së publikuar ditën e premte. Roshi nuk e ka lënë mungesën e ftesës në Kombëtare të ndikojë negativisht te ai, teksa sot ka shkëlqyer në fitoren që Sakariaspori mori kundër Bandirmasporit.
Sakariaspori fitoi me rezultatin 2-1 dhe në të dy golat e shënuar protagonist ishte lojtari fierak. Roshi tundi rrjetën në minutën e 43-të, ndërsa në të 83-tën jep asistin për golin e fitores. Sakariaspori shkon në kuotën e 46 pikëve dhe renditet në vendin e 6 në Ligën e Dytë turke, duke qenë kështu në zonën nga ku mund të pretendojë për një vend në elitën e Turqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Nalepa’n?n Pas?nda Roshi Topu A?lara Gönderdi.
?imdi Durum 1-0 ? pic.twitter.com/tirnf0b9SW
— Sakaryaspor Photoshop (@SakaryasporPS) March 20, 2023