Ndeshja mes Groningenit dhe Ajaxit u ndërpre në minutën e nëntë, pasi tifozët filluan të hidhnin fishekzjarre në fushë. Sipas informacioneve të para, ndeshja nuk do të vazhdojë më tej. Kur ishte minuta e gjashtë, tifozët e Gronigen hodhën tymueset e para, por ndeshja vijoi.
Pas kësaj një tifoz vrapoi në fushë dhe mbajti një baner ku i kërkonte drejtuesëve të largoheshin nga klubi. Me rifillimin e ndeshjes u hodhën sërish tymuese dhe fishekzjarrë, deri sa ndeshja u ndërpre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
14.05.2023 FC Groningen – Ajax. Game was stopped due to black smoke bombs and fans entering field pic.twitter.com/bpvZYsDxhb
— Ultrasshop.com (@ultrasshopcom) May 14, 2023