Faza e 1/8-ve sjell surprizën e parë në këtë Kampionat Europian. Çekia trondit Holandën dhe e eliminon përfundimisht nga Euro 2020. Duket se e vetmja gjë që u ka mbetur holandezëve është historia dhe emri i madh, pasi në fushën e lojës nuk kanë shfaqur asgjë për të mërituar një biletë për në çerekfinale.
Tulipanët janë pa aromë dhe bien në tokë në “Pushkash Arena”, ku Republika Çeke ka triumfuar me shifrat 2-0. De Ligt të kujton rastin e Canës kundër Zvicrës në Europianin e 2016-ës. Në rrëzim e sipër mbrojtësi i Juventusit ndal topin me dorë dhe VAR-i nuk e toleron, por ka karton të kuq për të.
Epërsia numerike sjell efektet e veta te çekët, që më pas do të tundin rrjetën dy herë. Fillimisht ishte Holes në minutën e 68, ndërsa më pas Schick vulos fitoren në minutën e 80./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1409205723662278656