VIDEO/ Tre gola magjik nga Manchester City, por ai nga Rodri duhet të shihet 10 herë

Manchester City ka fituar me rezultatin 1-4 ndaj Bërnlit, jo vetëm duke fituar lehtësisht ndaj kundërshtarit, por duke dhuruar spektakël. Kjo pasi tre prej këtyre realizimeve ishin të magjishme. Për ta nisur që me golin e Gabriel Jesus, të mbyllur me një harkim në perfeksion.

Vetëm goli i dytë i Gabriel Jesus ishte disi më i thjeshtë në pamje, të paktën duke e krahasuar me të tjerët. Për të mbërritur te ajo perla e Rodri, që duhet të shihet të paktën 10 herë në transmetim. E gjitha për t’u shijuar, teksa gjuajtja e menjëhershme dhe me të jashtmen e tij, ka përfunduar në rrjetë. Për ta përmbyllur spektaklin do të mendonte Mahrez, ndërsa goli i Bërnlit shërbeu vetëm për statistika. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online