VIDEO/ Tomas Strakosha debuton në Premier League në “Teatrin e Ëndrrave”, Manchester-i i prish ditën me dy golat në minutat shtesë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dita e sotme ishte e veçantë për Tomas Strakoshën. Portieri shqiptar debutoi në Premier League me fanellën e Brentfordit. Madje, e bëri një gjë të tillë në një nga stadiumet më mitike të Europës, në “Old Trafford”. Ndeshja po shkonte mjaft mirë për të deri në minutën e 93-të, kur u shënua edhe goli i parë për Manchester United-in.

McTominay e dëgoi topin në rrjetë dhe barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutë ne 97 realizoi përmbysjen e madhe në “Teatri e Ëndrrave”. Skocezi i prishi mbrëmjen Strakoshës me dy golat e tij në minutat shtesë, bërë që Brentfordi të largohej pa asnjë pikë nga transferta e vështirë me “djajtë e kuq”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *