Tirana ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e parë në këtë fazë përgatitore. Bardheblutë kanë luajtur në Antalia të Turqisë, ku po stërviten për pjesën e mbetur të sezonit, kundër ekipit të Alanyasporit. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e turqve, që kanë mposhtur Tiranën me shifrat 2-1.
Fillimisht ishin turqit që kaluan në avantazh në minutën e 30 të takimit, kur lojtari Karaca shtyu topin e harkuar në zonë drejt portës bardheblu. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Alanyasporit, ndërsa në të dytën ishte Ngoo që vendosi përkohësisht baraspeshën me anë të një goditjeje mjaft të bukur në hyrje të zonës. Por do të ishte Djalma ai që 10 minuta më pas, në të 76-n, I dhuroi Antalyasporit golin e fitores./Sport Ekspres/