VIDEO/ Tifozët e Vllaznisë kanë gjithmonë një mënyrë të re, nisen me biçikletë për në Air Albania

Vllaznia do të përballet në ditën e sotme ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje që ka pritshmëri të madhe për spektakël dhe kjo jo pa arsye. Shkodranët e kërkojnë me patjetër fitoren në mënyrë që të shkojnë edhe në Europë, ndërsa Laçi kërkon ta mbyll me trofe këtë sezon mbreslënës për ta.

Ndërkohë edhe stadiumi pritet të jetë i tejmbushur nga tifozët. Mbështetësit e Vllaznisë, që gjithmonë janë të veçantë në mënyrën e tyre, kanë zgjedhur një tjetër mjet transporti për të ardhur në Tiranë. Pavarësisht autobuzave të vendosura në dispozicion nga Alban Xhaferi, disa vendosën që të nisen me bicikletë për në Air Albania. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online