Jo më shumë se 3 minuta lojë në pjesën e dytë dhe derbi është ndërprerë. Tifozët e Tiranës kanë nisur spektaklin e tyre piroteknik, çka e ka bërë të pamundur vijimin e ndeshjes. Një “shi“ flaladanësh është hedhur në fushë, ndërsa më pas janë ndezur tymëset në tribunën pas porte.
Spektakël ngjyrash bardheblu në stadium, ndërsa fusha “pushtohet“ e gjitha nga tymi. Nisur nga situata, Eldorian Hamiti ka tërhequr të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, deri në krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e derbit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/