VIDEO/ Tifozët e Romës shpërthyen me kore rraciste ndaj trajnerit serb, Murinjo i del në mbrojtje: Ka fëmijë dhe familje, shokët e mi nuk preken

Roma mposhti Sampdorian mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 3-0. Një natë për t’u harruar për Dejan Stankoviçin, që më tepër se sa për rezultatin, është trishtuar nga sjella e tifozëve të klubit verdhekuq. Ultrasit e Romës shpërthyen në kore rraciste ndaj trajnerit serb, teksa dëgjoheshin duke thënë: “Ti je një cigan”.

Vetë Stankoviçi ka reaguar përmes gjesteve kundrejt tribunës së “Curva Sud”, ndërsa Murinjo i ka dalë në mbrojtje, duke i këruar tifozëve të tij që të ndalnin koret fyese. Pas ndeshjes, portugezi shpjegoi veprimin e tij: “E bëra për një njeri dhe një shok të shkëlqyer. Ai ka fëmijë dhe familje. Tifozët tanë janë të shkëlqyer, por shokët e mi nuk preken”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online