Tifozët e Liverpool-it vërshëllyen himnin kombëtar përpara fillimit të finales së Superkupës së FA në Leicester, ku skuadra e tyre po luftonte për trofeun e parë të sezonit kundër kampionit në fuqi Manchester City.
Arsyeja kryesore shprehjes së pakënaqësisë së madhe daton shumë kohë më parë. Tifozët më të zjarrtë të “Reds” janë të indinjuar nga trajtimi i shtetit ndaj tifozëve të tyre për shkak të fatkeqësisë në Hillsborough, por edhe gjithçka që ka ndodhur vitet e fundit.
Përkatësisht, fajësojnë autoritetet shtetërore të Britanisë së Madhe se janë përpjekur të nxjerrin para nga “Anfield” dhe stadiumi “Goodison” i Evertonit në mënyra të ndryshme. Marrëdhëniet e ftohta janë reflektuar edhe në faktin se tifozët e Liverpool nuk mbështesin ndeshjet e Kombëtares. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Liverpool fans booing the National Anthem. I won’t sing and I won’t stand for it. It’s a paean to subservient inequality pic.twitter.com/tC3xWz270U
— Daniel York Loh ? (@DanielYorkLoh) July 30, 2022