Përballja mes Flamurtarit dhe Dinamos është shoqëruar nga polemikat, të cilat kanë sjellë së tepërmi tension në stadium. Shkak janë bërë arbitrat, teksa kampi vlonjat kishte dyshime të forta për penalltinë e fitores së dinamovitëve. Tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë në fund të ndeshjes, por nuk janë mjaftuar me kaq.
Tifozë të shumtë të Flamurtarit janë grumbulluar jashtë stadiumit, duke bllokuar hyrjen e tij. Të gjithë njëzëri ka lëshuar kore ofenduese në drejtim të arbitrave të sfidës. Kujtojmë se pas humbjes së sotme, ekipi vlonjat ka zbritur në vendin e tretë në renditjen e Kategorisë së Parë, ndërsa Dinamo është ngjitur në vendin e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/