Borussia e Dortmundit luan sot ndeshjen e kthimit në fazën e 16 më të mirave të Champions League-s. Megjithëse në transfertë, verdhezinjve nuk u mungon aspak mbështetja mbrëmjen e sotme. Ultrasin e Borussia-s e kanë kthyer “Stamford Bridge“-in në shtëpinë e tyre. Një numër i madh tifozësh kanë udhëtuar në Londër, ku kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Mbështetësit e Dortmundit kanë zverdhur stadiumin e Chelsea-t me tymueset me ngjyrat karakteristike të klubit të tyre të zemrës. Sigurisht që nuk kanë munguar as koret e brohorimat nga ana e tyre, duke mos i dhënë lojtarëve ndjesinë se po luajnë në një fushë të huaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A torcida do Borussia Dortmund no Stamford Bridge. ??pic.twitter.com/psymx8CaqY
— ???????????? ??????? ???? (@BundesInsider) March 7, 2023
The Dortmund fans are up for this one ??? pic.twitter.com/flPahJCGJh
— Watch the UCL on LiveScore ?? (@LiveScoreIE) March 7, 2023