Bologna ka mundur Interin me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Orsolinit në minutën e 76. Zikaltërit lanë hapësirë boshe në mbrojtje dhe këtë e shfrytëzoi më së miri Orsolini.
Tashmë Interi mund të thuhet se e ka mbyllur historinë me titullin kampion në Serinë A, për ta kurorëzuar para kohe. Ndërkohë goditja e madhe i erdhi zikaltërve nga Thiago Mota, ish-lojtari i Interit që tani drejton Bolognan. /Sport Ekspres/