VIDEO/ Theo Hernandez i mban si të pamposhturit e Europës, por Milani lë dy pikë ndaj Parmës

Milani ka dështuar në përballjen kundër Parmës duke mos arritur më tepër sesa barazimi në shifrat 2-2. Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për kuqezinjtë pasi Hernani do të realizonte në minutën e 13 pas driblimeve të bukura dhe pasimit të Gervinhos. Për të dyfishuar shifrat ka menduar Kurtic në minutën e 56, duke i krijuar mirazhin e fitores miqëve. Te Milani nuk luante Zlatan Ibrahimoviç, por në fushë ishte Theo Hernandez.

Ky i fundit arriti që të shënonte dy gola për të dalë me një pikë nga kjo përballje. Pavarësisht faktit që është evituar humbja, ky mund të quhet hap i gabuar për kuqezinjtë teksa diferenca nga Interi i vendit të dytë shkurtohet me vetëm tre pikë. Por nga ana tjetër goli i Theo Hernandez në minutat shtesë e mban Milanin si të vetmen skuadër në Europë (në pesë kampionatet më të mira) që nuk e ka pësuar ende humbjen e parë që pas mbylljes së fundit nga pandemia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *