Ernest Muçi nuk arriti dot të linte gjurmë në barazimin e djeshëm të Legias. Kjo e fundit u ndal 2-2 në transfertë përballë Miedz.
Në minutën e 60, ish-lojtari i Tiranës tentoi shënimin e golit por nuk ia arriti. Portieri e ndaloi goditjen nga distanca, me Muçin që këtë sezon po kryeson për asistime në Poloni, por ka humbur nuhatjen me portën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/